Rusia publikon ndjekjen dramatike të gjuajtësve francezë sot në Detin e Zi (video-foto)
Ministria ruse e mbrojtjes publikoi sot pamje ku shiheshin avionë gjuajtës francezë që shoqëroheshin nga afër prej gjuajtësve rusë në rajonin e Detit të Zi.
Moska tha se kishte ngritur avionët për të interceptuar dhe “shoqëruar” tre avionë luftarakë francezë që po fluturonin pranë kufijve të saj në Detin e Zi.
Zhvillimi vjen në një kohë tensionesh të larta me Ukrainën fqinje, ku trupa të NATO-s po akumulohen në konfliktin në Lindje.
Ministria ruse tha se gjuajtësit e saj Su-27 shoqëruan gjuajtësit Mirage, Rafale dhe një çisternë ajrore, deri në largimin nga kufijtë kombëtarë ajrorë.
Presidenti Vladimir Putin tha sot se Rusia ka frika legjitime se pajisje luftarake amerikane po akumulohen pranë kufijve të saj.
Por Putin shtoi se shpreson që biseidmet me Uashingtonin rrjedhimsisht do të ulin tensionet.
Duke folur përkrah kryemnsitrit grek Kyriakos Mitsotakis në Sochi, Putin tha se do të ishte “kriminale nga ana jonë që të ndjekim pa vepruar gjithçka po ndodh në kufirin lindor.”
“Rusia zhvillom një politikë të jashtme paqedashëse, por kemi të drjetën tonë të veprojmë për sigurinë”, shtoi Putin.
Ai paralajmëroi se armët e bllokut perëndimor do të zhvendosen gjithnjë e më në lindje të Ukrainës nëse vendi merr anëtarësinë në NATO.
Presidenti shtoi se negocjatat e mbajtura më herët me presidentin Joe Biden mund të ulin përshkallëzimet e javëve të fundit.
Rruga Press