Bota

Rusia pretendon se vrau pesë ushtarë ukrainas, Kievi e quan lajm të rremë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se ka vrarë pesë ushtarë ukrainas si dhe ka shkatërruar dy automjete të blinduara, të cilat sipas saj, ia kishin mësyrë kufirit me Rusinë, në afërsi të qytetit Rostov, njofton “The Telegraph”.

Sipas deklaratës së rusëve, ushtria dhe agjencia e inteligjencës FSB “parandaluan një grup diversantësh ukrainas që të shkelnin kufirin rus”.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Ushtria ukrainase e ka hedhur poshtë raportin si “lajm të rremë” dhe tha se nuk ka forca të pranishme në rajonin e Rostovit.

Njoftimi vjen në kohën kur nga çasti në çast po rriten tensionet. Rusia ka grumbulluar numër të madh forcash përreth kufirit me Ukrainën.

SHBA-ja e NATO-ja besojnë se Rusia tashmë ka vendosur të pushtojë Ukrainën.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, tha se Rusia po planifikon një pushtim “jashtëzakonisht të dhunshëm” të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *