Bota

Rusia po vrojton detin me ‘ushtrinë e delfinëve dhe balenave’ zbulohet misioni i tyre special

Rusia ka vendosur delfinë ushtarakë të trajnuar në bazën e saj detare në Detin e Zi,  ndoshta për të mbrojtur flotën nga një sulm nënujor, raporton The Guardian.

Baza detare e Sevastopolit është thelbësore për ushtrinë ruse, pasi ndodhet në skajin jugor të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.

Sipas analizës së Institutit Detar të SHBA-së, shumë nga anijet ruse të ankoruara atje janë potencialisht të rrezikuara nga sulmet nënujore.

Rusia ka një histori të gjatë të trajnimit të delfinëve për qëllime ushtarake dhe i ka përdorur gjitarët ujorë për të dalluar objekte ose për të penguar armikun. Ukraina ka trajnuar gjithashtu delfinët në një akuarium afër Sevastopolit.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Gjatë Luftës së Ftohtë, si SHBA ashtu edhe Bashkimi Sovjetik filluan të përdorin  delfinët për qëllime ushtarakë. Përmes tyre mund të zbulohen objekte nënujore si minat. SHBA ka shpenzuar të paktën 28 milionë dollarë për të trajnimin e  delfinëve dhe luanëve të detit.

Imazhet satelitore të vitit 2018 zbuluan se Rusia përdori gjithashtu delfinët në bazën e saj detare në Tartus, gjatë luftës në Siri. Delfinët nuk janë krijesat e vetme e oqeanit që ushtria ruse mund të ketë stërvitur. Një balenë beluga, që është vënë re në brigjet e Norvegjisë në vitin 2019 besohet se ishte trajnuar nga marina ruse.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Peshkatarët raportuan se një balenë beluga mbante parzmore të çuditshme, të cilat mund të kishin mbajtur kamera, duke ngacmuar varkat e tyre, duke tërhequr shiritat dhe litarët nga ana e varkave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *