Bota

Rusia po tërhiqet, por SHBA është skeptike dhe paralajmëron ofensivën e madhe

Ndërsa një pjesë e trupave ruse është larguar tashmë nga Kievi drejt veriut, Pentagoni ka reaguar duke shprehur mosbesim për tërheqjen e rusëve nga synimi i tyre për të marrë nën kontroll kryeqytetin e Ukrainës. Sipas amerikanëve, Rusia ende mund të shkaktojë “brutalitet masiv” në Ukrainë, duke përfshirë edhe Kievin.

“Ne besojmë se rusët po ripozicionohen, tërheqja nuk është e vërtetë. Ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur për një ofensivë të madhe në zona të tjera të Ukrainës. Kjo do të thotë se rreziku për Kievin ende nuk ka marrë fund. Askush nuk duhet të mashtrohet me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritur, thjesht do të reduktojë sulmet pranë Kievit”, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Sipas SHBA, numri i trupave ruse që po largohen nga Kievi nuk është i madh krahasuar me ato që u grumbullua më herët pranë kryeqytetit, ndërsa Rusia ka vijuar me sulmet ajrore, madje edhe sot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *