Bota

“Rusia po lufton në mënyrën klasike”/ Ushtria ukrainase pranon realitetin: Armiku ka avantazh ajror dhe artilerie në lindje

Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas ka pranuar se shteti rus është në avantazh sa i përket artilerisë dhe sektorit ajror, në luftimet në rajonin lindor të Luhanskut.

Oleksiy Gromov pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës është shprehur në një konferencë se forcat ukrainase po përpiqen me të gjitha forcat për të ndryshuar situatën.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Po, armiku aktualisht ka një avantazh si në aviacion ashtu edhe në artileri, por ne po bëjmë gjithçka që është e mundur. Sigurimi i armëve moderne nga vendet partnere do të përshpejtojë fitoren tonë,” ka deklaruar ai.

Gromov thotë se situata është “e vështirë, por e qëndrueshme” në zonën e Severodonetsk.

“Atje Rusia ka vepruar në një mënyrë klasike, fillimisht duke sulmuar nga ajri, pastaj me artileri dhe më pas duke dërguar forca tokësore “, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *