BotaKryesore

Rusia po i afrohet gjithnjë e më shumë Ukrainës

Mijëra trupa ruse të enjten filluan stërvitjet 10-ditore në Bjellorusi dhe Ukraina paralajmëroi për stërvitjet e ardhshme detare ruse aq të gjera, sa do të bllokoheshin korsitë e transportit detar.

Ndërkohë në Moskë, kryediplomati rus, Sergej V. Lavrov, ka dhënë një vlerësim të zymtë të përpjekjeve diplomatike që synonin të pengonin një pushtim në shkallë të plotë. Ai i hodhi poshtë bisedimet e tij me homologun e tij britanik si një bisedë e një “personi memec me një person të shurdhër”, duke pohuar përsëri se perëndimi nuk po trajtonte seriozisht shqetësimet më urgjente të Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte pak më pajtues, duke u thënë gazetarëve të enjten se negociatat me perëndimin po vazhdonin mbi kërkesat e Rusisë për të riformuar arkitekturën e sigurisë në Evropën Lindore. Ai la thënë se Rusia po përgatit përgjigjet me shkrim në lidhje me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, dhe shtoi se po planifikon të fliste me telefon në ditët në vijim me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Por, intensifikimi i aktivitetit ushtarak rus në veri, lindje dhe jug të Ukrainës i ka dhënë një hije ogurzezë përleshjes diplomatike, shkruan New York Times, transmeton Koha.net. Imazhet satelitore të mbledhura të mërkurën dhe të enjten zbuluan dislokime të reja të pajisjeve ushtarake dhe trupave ruse në Krime, Rusinë perëndimore dhe Bjellorusi.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Presidenti Biden, duke paralajmëruar amerikanët në Ukrainë që të largohen, i ka thënë NBC News në një intervistë të enjten se ai nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar qytetarët e mbetur amerikanë në rast të një pushtimi.

“Kjo është një luftë botërore kur amerikanët dhe Rusia fillojnë të qëllojnë kundër njëra-tjetrës”, ka thënë Bideni.

Ndërkohë, në Bjellorusi, fqinji verior i Ukrainës dhe aleati më i afërt ndërkombëtar i Rusisë, avionët luftarakë rusë nisën patrulla ajrore, dhe sistemet e fuqishme të mbrojtjes ajrore të Rusisë S-400 u vendosën pranë kufirit me Ukrainën.

Dhe jashtë bregut juglindor të Ukrainës, në Detin e Zi dhe Detin Azov, Rusia po përgatitej të zhvillonte stërvitje detare në shkallë të gjerë, duke nxitur një protestë nga Ukraina e cila deklaroi se po bllokoheshin rrugët e saj jetike tregtare. Ukraina ka thënë se stërvitjet e planifikuara ishin “një abuzim i ligjit ndërkombëtar” nga Rusia “për të arritur qëllimet e veta gjeopolitike” dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të përgjigjen duke i ndaluar anijet ruse nga portet e tyre.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Portet detare të Ukrainës të Odessa, Mykolaiv, Kherson, Mariupol dhe Berdyansk, të cilat mund të bllokohen nga stërvitjet ushtarake ruse, janë porta për eksportet e mëdha të grurit nga zona bujqësore e tokës së Ukrainës, së bashku me qymyrin, çelikun dhe mallra të tjera të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Moska i përshkroi të gjitha stërvitjet si të ligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, dhe premtoi se trupat ruse do të largoheshin nga Bjellorusia pas përfundimit të stërvitjeve atje, më 20 shkurt. Por zyrtarët perëndimorë shqetësohen se stërvitjet janë një mbulesë për të pozicionuar më shumë forca ruse rreth Ukrainës.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se nuk besojnë se zoti Putin ka marrë një vendim për të pushtuar. Por kombinuar me grumbullimin e fundit të Rusisë në kufirin lindor të Ukrainës dhe në Krime, trupat në Bjellorusi dhe anijet zbarkuese amfibe dhe anijet e tjera luftarake që mblidheshin në brigjet e Ukrainës krijuan ndjenjën e një laku që shtrëngohej rreth Ukrainës.

“Ky është një moment i rrezikshëm për sigurinë evropiane”, ka thënë të enjten Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke e përshkruar dislokimin ushtarak të Rusisë në Bjellorusi si më të madhin që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *