Rusia po humbet ndjeshëm aftësinë për të mposhtur Ukrainën me artileri në fushëbetejë – zyrtarët perëndimorë shpjegojnë pse
Aftësia e Rusisë për të mposhtur Ukrainën me artileri në fushën e betejës është reduktuar ndjeshëm, kanë njoftuar zyrtarët perëndimorë.
Bëhet e ditur se zyrtarët amerikanë në kushte anonimiteti e bënë njoftimin në bazë të një larmie të gjerë faktorësh.
Këta faktorë përfshijnë kufizimet në linjat e prodhimit të mbrojtjes së Rusisë, vështirësitë me transportimin në vijën e frontit dhe sulmet nga dronët ukrainas kundër rezervave strategjike të furnizimeve të municioneve ruse dhe koreano-veriore brenda Rusisë.
Përveç kësaj, ata thanë se furnizimet perëndimore me municion po ndihmonin për të forcuar Ukrainën, shkruan skynews.
Megjithatë, sasi të mëdha të bombave ruse duket se po kompensojnë uljen e avantazhit të vendit në frontin e artilerisë, sinjalizuan zyrtarët.
Por, forcat ruse po përballen me një kosto të tmerrshme.
Siç raportohet, Rusia humbi më shumë se 2,000 trupa, të vrarë ose të plagosur, në një ditë të vetme duke luftuar kundër Ukrainës muajin e kaluar – shkalla më e lartë e viktimave të luftës.
Një nga zyrtarët perëndimorë tha se shifrat “flasin për brutalitetin e vijës së parë – i tipit Somme-esque”.
Beteja e Somme në Francë ishte një nga betejat më të mëdha dhe më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore.
Ndryshe, forcat ruse pësuan 2030 viktima më 28 nëntor – hera e parë që shkalla e të vdekurve dhe të plagosurve kishte kaluar shifrën 2000.
Rruga Press