Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës
Rusia është pezulluar nga Këshilli i Evropës, tha Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.
Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin. Ai është i ndarë nga Bashkimi Evropian.
“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të përjashtuar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj”, tha Di Maio në një deklaratë.
“Italia e konsideron këtë si një masë të nevojshme në dritën e agresionit ushtarak të papranueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.
Rruga Press