Bota

Rusia paralajmëron qytetarët se kush proteston kundër luftës do të ndiqet penalisht

Në një deklaratë të enjten, autoritetet ruse u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestat kundër luftës, shkruan CNN

“Në lidhje me përhapjen e thirrjeve për pjesëmarrje në trazira dhe mitingje në lidhje me situatën e tensionuar të politikës së jashtme,  ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në protesta.”

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se çdo kushdo që bëhet pjesë e organizimeve të tilla do të ndiqet penalisht.

Aktivistja e njohur ruse për të drejtat e njeriut, Marina Litvinovich, është arrestuar nga policia, pas thirrjeve për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska. Litvinovich shkroi në Telegram se ishte arrestuar teksa po dilte nga apartamenti i saj në Moskë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Në një deklaratë, Litvinovich u bëri thirrje qytetarëve rusë në të gjithë vendin që të mos kenë frikë dhe të protestojnë kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *