Bota

Rusia nuk është vetëm, merr mbështetjen e Venezuelës

Pas pushtimit të Ukrainës, ku thuajse gjithë bota e ka cilësuar një veprim të pajustifikueshëm nga ana e Rusisë, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka dalë në mbështetje të homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike me iniciativën e Karakasit, i cili ka ofruar mbështetjen e tij të fuqishme ndaj Rusisë.

Lexo më shumë  Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes së Trumpit: Shkel kushtetutën

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kremlini, Maduro i dënoni edhe, siç thuhet, “veprimet destabilizuese të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”.

Qindra njerëz janë vrarë në Ukrainë dhe së paku gjysmë milioni janë zhvendosur qëkur Rusia ka nisur pushtimin, më 24 shkurt.

Putin ka urdhëruar sulmet, pasi nuk ka marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerojë aleancën e saj ushtarake drejt lindjes.

Lexo më shumë  Si po zhvillon Rusia një fushatë të heshtur sabotimi në Evropë

Pas telefonatës, Maduro publikoi një mesazh në Twitter me një fotografi të tij dhe Putinit. Ai po ashtu tha se i ka thënë udhëheqësit rus se Venezuela është “në favor të mirëkuptimit dhe dialogut, si mënyrë për të ruajtur paqen”.Venezuela, së bashku me Kubën dhe Nikaraguan, janë aleate të Moskës nga Amerika Latine.

Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera nuk e njohin rizgjedhjen e Maduros president në vitin 2018.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *