Bota

Rusia nuk e përjashton Serbinë si vend për bisedime me Ukrainën

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka dhënë të hënën një intervistë për katër medium serbe.

Dhe, në interesimin e mediave serbe, Lavrov ka thënë se Beogradi është vend i mirë për bisedime të paqes me Ukrainën dhe se për Rusinë, do të ishte i pranueshëm.

Presidenti I Ukrainës, Zelensky, ka kohë që po kërkon bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe së fundi ka thënë se këto bisedime nuk bën të mbahen në Rusi e Ukrainë e as në Bjellorusi sikurse deri më tash.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Vendi i negociatave duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ne kemi pasur negociata në Bjellorusi, pastaj ka pasur disa video konferenca. Tani do të ketë negociata në Stamboll. Edhe pse ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë lokacione të tjera, përfshirë Beogradin”, deklaroi kreu i diplomacisë së Federatës Ruse.

Serbia është ndër të paktat shtete evropiane që ka refuzuar t’i bashkohet Perëndimit për sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit që e ka nisur më 24 shkurt ndaj Ukrainës.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *