Bota

Rusia nuk dëshiron vërtet paqe, thotë shefja e politikës së jashtme të BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së është mbledhur për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së tha se mirëpret bisedimet e paqes në Jeddah, duke iu referuar negociatave midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në qytetin e Arabisë Saudite javën e kaluar, ku u paraqit një propozim armëpushimi 30-ditor.

Lexo më shumë  Reuters: SHBA-ja shqyrton përforcimet ushtarake ndërkohë lufta me Iranin hyn në një fazë të re të mundshme

“Topi është në fushën e Rusisë”, thotë ajo në videon e postuar në llogarinë e saj në X, duke shtuar se nëse ata duan paqen është “një pyetje e madhe”, raporton BBC.

Ajo thotë se kushtet e kërkuara nga Rusia për çdo armëpushim në Ukrainë tregojnë se Moska në të vërtetë nuk dëshiron paqe.

“Ata në fakt nuk e duan paqen, sepse po paraqesin si kushte të gjitha qëllimet e tyre përfundimtare që duan të arrijnë nga lufta”, tha Kallas.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Rruga Press

YouTube player