Rusia njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore, Meta: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar
Presidenti Ilir Meta dënon njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut, nga presidenti rus Vladimir Putin.
Në një reagim zyrtar, Meta thekson se ky akt është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!
Po ashtu presidenti bën me dije se Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.
Statusi:
Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!
Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.
Rruga Press