Bota

Rusia ndërprenë furnizimin me gaz në Evropë përmes Nord Stream 1


Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë përmes një tubacioni të madh, duke thënë se nevojiten riparime.

Gjiganti rus i energjisë i mbështetur nga Rusia, Gazprom, ka thënë se riparimet do të zgjasin për tri ditë.

Rusia tashmë ka reduktuar ndjeshëm eksportin e gazit përmes tubacionit, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Lexo më shumë  Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

Ajo gjithashtu ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit se po e përdor gazin si përgjigje ndaj Perëndimit për vendosjen e sanksioneve pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Tubacioni i Nord Stream shtrihet 1200 kilometra nën Detin Baltik nga Rusia, afër Shën Petersburgut e deri në Gjermaninë verilindore.

Është hapur në vitin 2011 dhe mund të dërgojë 170m kubik të gazit në ditë nga Rusia në Gjermani.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Tubacioni ishte ndalur për 10 ditë për në korrik, përsëri për shkak të riparimeve, ka thënë Rusia, dhe ishte duke operuar me 20 për qind të kapacitetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *