“Rusia me humbje masive në automjete ushtarake”
Mes forcave ukrainase dhe ruse, në zonat e Donbasit dhe Khersonit po vijojnë luftime të ashpra, njoftoi Inteligjenca britanike të hënën.
Sipas raportit të përditshëm, të paktën 300 automjete ushtarake ruse u dëmtuan, përfshirë tanke, transportues të blinduar dhe kamionë ndihmës.
Sipas Britanisë së Madhe, Rusia po përballet me dilemën nëse duhet forcuar ofensiva, apo mbrojtja në zonat e pushtuara.
“Pos problemeve të dokumentuara me personelin, Rusia mund të luftojë për nxjerrjen dhe riparimin e mijëra automjeteve luftarake që janë dëmtuar në luftime në Ukrainë”, thuhet më tutje.
Të dielën, Rusia u akuzua për sulmin në portin e Odesës, që ishte dhe shkelje e marrëveshjes për eksportimin e drithërave ukrainase, arritur vetëm 24 orë para këtij sulmi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ndonëse në Stamboll të Turqisë u arrit marrëveshja për lejim të eksportimit të grurit, Rusia e shkeli këtë duke e bombarduar portin kyç, atë të Odesës.
Rruga Press