Rusia lëshon raketën balistike, vriten 20 ukrainas që shkonin në kishë
Më shumë se 20 njerëz janë vrarë pas një “sulmi raketor ndaj civilëve” nga Rusia sipas kryebashkiakut në detyrë të qytetit ukrainas të Sumy, Artem Kobzar. Ai u shpreh se komuniteti pësoi një “strategji të tmerrshme”.
Ka reaguar edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që thotë se raketa goditi “një rrugë të zakonshme të qytetit, njerëz të zakonshëm: shtëpi, institucione arsimore, makina në rrugë”. Sipas tij ka nisur një operacion shpëtimi. Presidenti ukrainas bën thirrje për “një reagim të ashpër nga bota”.
Zelensky u shpreh se Rusia goditi qendrën e Sumy-t “në ditën kur njerëzit shkonin në kishë për të “Dielën e Palmave”, festën e hyrjes së Zotit në Jerusalem”.
“Shtetet e Bashkuara, Evropa, të gjithë në botë që duan t’i jepet fund kësaj lufte dhe vrasjesh. Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë. Pa presion mbi agresorin, paqja është e pamundur”, – thotë Zelensky. Ai shton se “bisedimet nuk i kanë ndalur kurrë raketat balistike dhe bombat ajrore”.
Rruga Press