Bota

Rusia kufizon hapësirën ajrore për britanikët

Rusia ka kufizuar hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet britanike, duke përfshirë edhe rrugët tranzit, ka raportua Ria Novosti.

Njoftimi vjen pasi qeveria e Britanisë ka lajmëruar se transportuesi kombëtar rus Aeroflot do të ndalohet nga hapësira ajrore britanike, në listën e sanksioneve.

Pasi forcat ruse kanë hyrë në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka bërë thirrje për ndihmë nga shtetet duke kërkuar sanksione dhe mbështetje ushtarake.

Lexo më shumë  Vuçiqi takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin

“Kemi nevojë të rrisin sanksionet dhe mbështetjen ushtarake”, shkroi ai.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve të Kievit që të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të gjuajnë me kokteje molotovi rusët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *