Rusia kërkon që Rumania dhe Bullgaria të largohen nga NATO
Rusia kërkon nga Perëndimi që forcat e NATO-s të largohen nga Rumania dhe Bullgaria, tha të premten Ministria e Jashtme ruse.
Moska ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme nga NATO se blloku do të ndalojë zgjerimin e tij dhe do të kthehet në kufijtë e tij të vitit 1997.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë do të thoshte kjo për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat u bashkuan me NATO-n pas vitit 1997, ministria tha se Rusia donte që të gjitha trupat e huaja, armët dhe pajisjet e tjera ushtarake të tërhiqeshin nga ato vende.
©Rruga Press