Rusia kërcënon Lituaninë dhe BE-në për ngërçin e Kaliningradit
Rusia ka paralajmëruar Lituaninë dhe Bashkimin Evropian se mund të marrë masa të ashpra ndaj tyre nëse nuk rifillon tranziti i disa mallrave drejt dhe nga enklava ruse e Kaliningradit.
“Nëse situata nuk stabilizohet në ditët në vijim, atëherë Rusia do të marrë masa të ashpra kundër Lituanisë dhe BE-së”, tha në një deklaratë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
“Çështja ka marrë shumë kohë për t’u zgjidhur”, shtoi deklarata.
Lituania, e cila është anëtare e NATO-s, ka ndaluar tranzitin e mallrave që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së përmes territorit të saj drejt dhe nga enklava baltike.
Rruga Press