BotaKryesore

Rusia ka kryer 203 sulme deri më tani, thotë shërbimi policor ukrainas

Një total prej 203 sulmesh janë kryer nga forcat ruse që nga fillimi i ditës, tha shërbimi policor kombëtar i Ukrainës.

Luftimet kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, tha ai.

Sot kemi dëgjuar raporte të shumta për bombardime dhe shpërthime, ndërsa rojet kufitare ukrainase kanë thënë se po luftojnë me trupat ruse në kufi.

Lexo më shumë  Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA-së nga NATO, ëndrra e Putinit

Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se trupat po luftojnë forcat ruse për kontrollin e aeroportit Hostomel në rajonin e Kievit.

Ndërkohë, rojet kufitare kanë thënë se ushtria po lufton forcat ruse pranë qytetit lindor të Sumy.

Në Ukrainën lindore, disa trupa ruse janë zënë rob mes luftimeve të ashpra, sipas zëvendësministrit të mbrojtjes të Ukrainës.

© Rruga Press

Lexo më shumë  “40% e punëtorëve kanë ikur” - Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *