Rusia i jep përkrahje Serbisë: Shqiptarët qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën
Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar liderët e Kosovës se qëllimisht po provokojnë serbët në Kosovë për ta përshkallëzuar situatën.
“Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë kur bëhet fjalë për sulmin e drejtpërdrejt ndaj lirive të tyre dhe qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën për të nxitur një skenar ushtarak. Sigurisht se Beogradi është shënjestër e sulmeve të ashpra, e që Perëndimi dëshiron t’i neutralizojë më tepër me duart e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Moska ka thënë po ashtu se roli i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues po shihet se ka dështuar.
“Ky zhvillim i situatës tregon edhe një herë dështimin e misionit ndërmjetësues të BE-së”, thuhet nga MPJ e Rusisë.
Serbia është një nga vendet e pakta që nuk i kishte vendosur sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Përkundër thirrjeve të shumta për të vendosur sanksione, Serbia nuk e kishte bërë këtë.
Rruga Press