Bota

Rusia hedh poshtë paralajmërimet e SHBA-së për sulme të mundshme kibernetike

Kremlini të martën mohoi paralajmërimet e Uashingtonit se mund të jetë duke u përgatitur për të kryer sulme kibernetike në përgjigje të sanksioneve perëndimore dhe tha se nuk përfshihet në “banditizëm”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, të hënën paralajmëroi bizneset që të rrisin mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme kibernetike nga Rusia, duke thënë se “informacionet në zhvillim të inteligjencës” sugjerojnë se Moska mund të jetë duke planifikuar që të kryejë sulme të tilla.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Federata Ruse për dallim nga shumë shtete perëndimore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, nuk përfshihet në banditizëm në nivel shtetëror”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia edhe më herët ka hedhur poshtë akuza të ngjashme, përfshirë edhe pretendimet se është përgjegjëse për sulmet kibernetike gjatë shkurtit ndaj ueb-faqeve të Qeverisë dhe bankave ukrainase.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk ka qenë cak i asnjë sulmi kibernetik, por shtoi se zyrtarët amerikanë të hënën informuan udhëheqësit e bizneseve për rrezikun e mundshëm të sulmeve të tilla.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Që prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *