Bota

Rusia “harron” 100 ditët e luftës, nuk përmendet në asnjë televizion

Televizionet ruse deri më tani nuk e kanë përmendur faktin se sot janë bërë 100 ditë nga fillimi i pushtimit të tyre në Ukrainë.

Kanalet televizive më të njohura ruse e nisën mëngjesin me lajme ku Ukraina akuzohej për bombardime pa dallim të zonave jashtë kontrollit të qeverisë.

Kanali televiziv i drejtuar nga Kremlini “Rossiya1” ka thënë se “nacionalistët kanë sulmuar Mariopolin dhe Donetskun” ndërsa Channel One, gjithashtu një kanal shtetërore jep “shembuj të profesionalizmit dhe vetmohimit të ushtrisë ruse gjatë mbrojtjes së Donbasit”.

Lexo më shumë  Udhëheqësi polak zotohet të përdorë presidencën e BE-së për të përshpejtuar përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim

Asnjë stacion nuk ka përmendur se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë ka hyrë në ditën e tij të 100-të.

Para se të fillonte lufta, komentuesit në të dy kanalet u kishin sugjeruar shikuesve të tyre se Rusisë do t’i duheshin vetëm disa ditë për të marrë kontrollin e Ukrainës.

Dje, website i pavarur “Meduza” citoi burime që thonin se qeveria kishte urdhëruar mediat shtetërore të mos përmendnin 100 ditët.

Lexo më shumë  Në fjalimin e fundit si president Biden thotë se tani oligarkia “do të marri formë” në SHBA

“Përqendrimi në datat e lidhura me luftën mund t’i bëjë rusët të mendojnë për objektivat e pushtimit dhe për atë se sa i suksesshëm ka qenë ai,” tha një burim i Kremlinit për Meduza.

Kjo është në kontrast të thellë me mbulimin mediatik në Ukrainë, ku televizioni po mbulon zhvillimet e sotme me sloganin “100 ditë fortësi”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *