KryesoreLajme

Rusia frymëzon aktet terroriste, Maqedonci: Koordinim i sulmeve si në Ukrainë dhe në Kosovë

Ngjarja e rëndë në Ibër Lepenc, edhe pse nuk arritit dot të dëmtonte aq sa pretendoi jetën ekonomike të Kosovës, tregoi se kërcënimi në veri mbetet i gjallë çdo ditë.

Në një intervistë ekskluzive për “Ditarin e Kosovës” në A2, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka sqaruar me detaje se çfarë veprimesh po kryen për të zbardhur këtë akt terrorist.

Sipas tij, ky ishte akti më i rëndë bashkë me atë të një viti më parë dhe të dyja i tregojnë botës se Serbia duhet të ndryshojë qasjen politike që ka, pasi mbetet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin.

Lexo më shumë  Zelensky në trevjetorin e nisjes së luftës lavdëron ukrainasit për rezistencën

Sipas ministrit Maqedonci, veriu nuk ka më struktura paralele, nuk ka më para të jashtëligjshme, nuk ka më banda, ndaj edhe aktet e terrorit kryhen në forma të tilla.

Dhe ajo që e bën më interesante për t’u parë nga ndërkombëtarët është fakti se u krye fiks në ditët kur edhe Rusia kreu akte të tilla në Ukrainë dhe shenjat dhe armët e gjetura të ushtrisë ruse tregojnë se frymëzimi vjen prej andej.

Kur u pyet nëse është Kosova e rrezikuar nga sulme të tjera terroriste, Maqedonci u përgjigj: “Serbia ka qasje hegjemoniste dhe agresive ndaj Kosovës. Kjo qasje vazhdon fatkeqësisht. Militarizimi që i ka bërë pjesës jugore Serbia dhe mbështetja që i ka dhënë strukturave që kanë zhvilluar aktivitete kriminale e terroriste vazhdon të mbetet kërcënim për Kosovën.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të rrisë presionin në dënimin dhe vendosjen në llogaridhënie të grupit të Radojçiçit, por edhe në ndryshimin e qasjes politike të Serbisë me Republikën e Kosovës. Politika serbe vazhdon të ëndërrojë dhe ta shohë veten hegjemoniste në Ballkanin Perëndimor”. 

Lexo më shumë  Cila e drejtë politike, sociale, ekonomike a kulturore u cënohet serbëve të Kosovës duke u mbyllur strukturat ilegale shtetërore të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës?

Rruga Press

YouTube player