Bota

Rusia duhet të largohet nga G20

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se beson që Rusia duhet të largohet nga G20.

I pari i shtetit amerikan këto komente i ka bërë pas mbajtjes së një samiti të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, raporton cnn.

“Përgjigjja ime është po”, tha Biden gjatë një konference për shtyp kur u pyet nëse Rusia duhet të largohet.

Lexo më shumë  Sulme masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky i quan “johumane”

Shtëpia e Bardhë më parë kishte refuzuar të peshonte publikisht raportet mes SHBA-së dhe aleatëve rreth mundësisë së largimit të Rusisë nga grupi, por ia la të hapur mundësinë.

Ndërkohë, ambasadori rus në Xhakartë tha të mërkurën se presidenti Vladimir Putin “dëshiron të shkojë” në samitin e G20 në Indonezi, i cili do të mbahet në muajin nëntor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *