Rusia do të dërgojë rreth 1000 mercenarë në Ukrainë, mund të bombardohen disa qytete
Rusia do të dërgojë 1000 mercenarë të tjerë në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme, pas paralajmërimeve të një zyrtari të inteligjencës perëndimore se Moska mund të bombardojë disa qytete, një përshkallëzim që mund të çojë në viktima të shumta civile, shkruan CNN
Zyrtari shtoi se SHBA-ja beson se mercenarët tashmë në Ukrainë janë përballur me rezistencë nga ukrainasit dhe se deri në 200 mercenarë të tillë janë vrarë që nga fundi i shkurtit. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë presin që Rusia të rrisë ritmin dhe forcën e goditjeve të saj në qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.
Autokolona ruse, e cila u nis drejt Kievit, prej disa ditësh ka mbetur e bllokuar.
“Ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija, me më shumë viktima, vuajtje dhe më shumë shkatërrime, pasi forcat e armatosura ruse do të vazhdojnë sulmet në të gjithë vendin”, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Rruga Press