‘Rusia do falimentojë’/ Biden thotë se SHBA-ja “do të kufizojë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen”
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se ata do të “kufizojnë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe për të qenë pjesë e ekonomisë globale.
“Midis veprimeve tona dhe atyre të aleatëve dhe partnerëve tanë, ne vlerësojmë se do të ndërpresë më shumë se gjysmën e importeve të teknologjisë së lartë të rusëve”, tha Biden.
“Do të godasë aftësinë e tyre për të vazhduar të modernizojnë ushtrinë, do të dëmtojë industrinë e tyre të hapësirës ajrore – përfshirë programin e tyre hapësinor – do të dëmtojë aftësinë e tyre për të ndërtuar anije duke reduktuar aftësinë e tyre për të konkurruar ekonomikisht. Do të jetë një goditje e madhe për ambiciet strategjike afatgjata të Putinit.”
Rruga Press