Bota

Rusia dislokon trupa në Bjellorusinë jugore, 30 km larg nga kufiri me Ukrainën

Rusia ka dislokuar forca shtesë tokësore në Bjellorusinë jugore, vetëm 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Lajmin e bën të ditur në një postim në Twitter gazetari amerikan Jack Detch, i cili ka publikuar një foto të marrë nga sateliti. Fotoja tregon ngritjen e  tendave dhe pajisjeve të reja nga ushtria ruse.

Lexo më shumë  Pas Australisë, Norvegjia ul përkohësisht taksën e karburantit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Karvani ushtarak u pa në fshatin bjellorus të Dublinit, 30 km nga kufiri i Chernihiv.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cituar nga Ukrinform, mundësia për një ofensivë nga trupat e Republikës së Bjellorusisë në drejtim të Volyn-it është e lartë.

Lexo më shumë  Serbia nuk do t'ia di për harmonizimin me BE-në, mbetet gjithmonë afër Putinit - Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *