Bota

Rusët vjedhin sasi të mëdha të grurit dhe pajisjet e fermerëve në Ukrainë

Forcat ruse po vjedhin pajisje të fermerëve dhe mijëra tonë drithë nga fermerët ukrainas në zonat që ata kanë pushtuar.

Sipas CNN, fenomeni është përshpejtuar javët e fundit pasi njësitë ruse kanë forcuar kontrollin e tyre në në disa pjesë të rajoneve të pasura bujqësore të Kherson dhe Zaporizhzhia në jug të Ukrainës.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Sipas raportimeve, veprimet e forcave ruse mund të kërcënojnë të korrat këtë vit në një nga vendet më të rëndësishme prodhuese të grurit në botë. 

Oleg Nivievskyi, një specialist agrar në Shkollën Ekonomike të Kievit, i tha CNN se në prag të pushtimit 6 milionë ton grurë dhe 15 milionë ton misër ishin gati për eksport nga Ukraina, shumica e të cilave mbahej në jug të vendit.

Lexo më shumë  Turqia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore `Patriot` në Malatya

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se rreth 400,000 tonë drithë ishin vjedhur deri më sot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *