Bota

Rusët vjedhin pajisjet bujqësore ukrainase dhe i dërgojnë në Çeçeni

Pajisjet bujqësore në qytetin ukrainas Melitopol u vodhën nga trupat ruse dhe u dërguan në Çeçeni janë çaktivizuar nga distanca, tha një burim për CNN-nin.

Një total prej 27 copë makineri bujqësore, duke përfshirë autokombajna, thuhet se u vodhën nga një tregtar në Melitopol, i cili është pushtuar nga trupat e Kremlinit që nga marsi.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Pajisjet të cilat vlerësohen në afro 5 milionë dollarë, u dërguan gati 700 milje larg në Çeçeni nga “grupet rivale të trupave ruse”.

Megjithatë, hajdutët nuk ishin në gjendje të përdornin asnjë nga pajisjet pasi makineria u çaktivizua nga distanca, me gjurmuesit GPS që tregojnë se pajisjet tani mbahen në një fermë pranë kryeqytetit të Çeçenisë, Grozny.

Një burim i tha kanalit amerikan të lajmeve: “Kur pushtuesit i çuan makinat e vjedhura në Çeçeni, ata e kuptuan se as nuk mund t’i ndiznin, sepse korrësit ishin të kyçur nga distanca”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *