Rusët tmerrohen prej sulmeve të ukrainasve, ikin drejt strehimore për të shpëtuar nga raketat
Ukrainasit po vazhdojnë me sulmet në qytetet e shtetit të Rusisë.
Së fundi, sinjali i alarmit ajror u dëgjua në qytetin Shebekino, rajoni i Belgorodit.
Kanalet lokale në Telegram raportojnë për shpërthime të fuqishme në qytetin rus pas sulmeve me raketa.
Explosions sound again in Belgorod
— NEXTA (@nexta_tv) February 7, 2024
The city has been declared a missile danger. pic.twitter.com/Kcz645SLMU
Në vetë Belgorod, zjarret tashmë kanë pushtuar punishten e metaleve dhe dhomën e kaldajave të uzinës, specifikojnë mediat lokale.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa video teksa shihen duke ikur qytetarët pasi dëgjuan sinjalin e alarmit.
Autoritetet lokale kanë kërkuar prej qytetarëve të strehohen në vende të sigurta gjersa të kalojë rreziku.
Ndryshe, forcat ukrainase kanë ndërmarrë një seri sulmesh në qytetet ruse si kundërpërgjigje ndaj pushtimit, i cili ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022.
Rruga Press