Bota

Rusët shpenzojnë miliona euro për mbrojtjen “Toblerone”: Po rritet frika nga një pushtim i mundshëm ukrainas

Rajoni i Kurskut i Rusisë duhet të shpenzojë 3.2 miliardë rubla (40 milionë euro) për ndërtimin e fortifikimeve kufitare kundër tankeve deri më 5 korrik të këtij viti, që është e barabartë me një të tretën e buxhetit vjetor të shëndetësisë dhe më shumë sesa shpenzon për strehimin dhe shërbimet komunale.

Kursk tashmë po ndërton fortifikime përgjatë kufirit me rajonin Sumy të Ukrainës. Guvernatori i rajonit, Roman Starovoit, ka publikuar fotografi të shumta të mbrojtjeve, të cilat përfshijnë llogore, dhëmbë dragoi, të cilët ukrainasit i quajnë “mbrojtje toblerone” dhe bunkerë të parafabrikuar.

“Rreziku i një pushtimi të armatosur ukrainas në territorin e rajonit të Kurskut nuk është i lartë. Megjithatë, ne jemi vazhdimisht të angazhuar në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të rajonit”, tha Starovoit.

Avito, ekuivalenti rus i eBay, aktualisht ka më shumë se 100 listime nga prodhuesit e barrierave antitank betoni, të cilat përgjithësisht shiten për 6,000-8,000 rubla (73-80 euro). Disa prodhues madje i dërgojnë ato te klientët.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Grupi mercenarë rus, Wagner bleu shumë prej tyre për ndërtimin e fortifikimeve në rajonin e pushtuar të Luhansk dhe në rajonin rus të Belgorodit, megjithëse projekti “Wagner Line” u ndërpre kështu pas mosmarrëveshjeve me guvernatorin e Belgorodit.

Bunkerët që po instalohen në Kursk janë shumë të ngjashëm, nëse jo identikë, me ata që u panë vitin e kaluar duke u transportuar në rajonet e pushtuara Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës. Por duket se ukrainasit nuk e kishin shumë të vështirë t’i shkatërronin.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Kostoja totale e të gjitha këtyre projekteve nuk dihet, Rusia nuk e ka njoftuar atë, por duke marrë parasysh sa shpenzon vetëm Kursk, ndoshta do të arrijë në dhjetëra miliarda rubla. Kjo paraqet një mënyrë tjetër në të cilën lufta po e zbraz “thesarin” rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *