Bota

“Rusët po digjen në llogore”, pamjet tregojnë tmerrin në Ukrainë

Luftime të ashpra po zhvillohen në llogoret ukrainase në zonën e Bakhmutit. Blogjet ukrainase kanë publikuar pamje të vatrave të luftës, ku dhjetëra rusë po vriten nga ushtria ukrainase.

Blogu “Operativno_ZSU” ka publikuar pamje të rusëve që u sulmuan nga lart nga forcat e Ukrainës. Një pjesë e tyre u tha se u vra në vend, e disa kërkonin strehim në lokacione të tjera.

Lexo më shumë  Bilanci i jetëve njerëzore dhe shkatërrimi pas katër vite luftë në Ukrainë

Ukraina ka deklaruar ditë më parë se çdo ditë, nga 800 rusë po i vrasin nëpër zonat e luftës.

“Trupat tona po e zmbrapsin ofensivën shumë fuqishëm. Ofensiva që ata e planifikuan tashmë po ndodh, gradualisht, por nuk është ofensiva që ata e imagjinuan”, ka deklaruar Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe i Mbrojtjes së Ukrainës.

Javën e kaluar, ministri në largim i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka thënë se po prisnin një ofensivë të re ruse nga 24 shkurti, në datën kur shënohet njëvjetori i nisjes së agresionit rus.

Lexo më shumë  Katër vjet luftë, BE: Rusia dështoi, luftës i japim fund vetëm si një forcë e përbashkët

Aktualisht, luftime të ashpra po zhvillohen rreth Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, ndërsa kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se Rusia ka pushtuar vendbanimin Krasna Hora.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *