Bota

Rusët me metodën e Kinës/ Kritiku i Kremlinit flet nga burgu: Më torturojnë me fjalime të Putinit

Alexei Navalny, kritiku më i madh i Vladimir Putinit ka treguar metodën e re që rojet e burgut kanë gjetur për ta torturuar.

Navalny, i cili po vuan aktualisht dënimin prej 11 vitesh në Melekhovo, ka bërë së fundmi një postim në Twitter pas lajmeve të fundit që flasin për përkeqësim të shëndetit të tij.

Në postimin e tij, opozitari rus tregon se forma e re e torturës për të konsiston në detyrimin për të dëgjuar fjalimet e presidentit rus Vladimir Putin me volum të lartë. Madje, sipas tij, prej disa ditësh fjalimet e Vladimir Putinit janë transmetuar nga altoparlantët në të gjithë ndërtesën.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

“Shumë kohë më parë, lexova në disa histori detektivësh spiunësh se si ata torturonin të burgosurit duke vendosur me zë të lartë poezitë e Mao Ce Dunit. Me sa duket, dikush në burgun tonë duhet ta ketë lexuar edhe këtë libër,” shtoi Navalny në ankesën e tij në Twitter.

Më konkretisht, ai tregon se po transmetohen deklaratat që presidenti rus ka bërë pas fillimit të luftës (operacion special, siç e përcakton vetë numri një në Kremlin) në Ukrainë.

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak Fico se ka ndihmuar Putinin të dobësojë Evropën

Në përfundim të postimit të tij, aktivisti rus, duke iu referuar një fraze Putini përsërit shpesh, shkruan se:

“Ne nuk e filluam luftën, ata filluan luftën dhe ne po përpiqemi t’i japim fund. Sa herë që e dëgjoj, mendoj: bëra gjithçka siç duhet, më mirë të jem në burg se sa t’i nënshtrohem këtij lloji pushteti. Kështu që tund kokën nga paturpësia e një gënjeshtre të tillë. Pastaj bie në gjumë i lumtur.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *