Bota

Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Sipas medias së pavarur ruse Astra, një bombë ruse “ka rënë krejt befasisht” mbi një shkollë në fshatin Bykovka në qarkun e qytetit Yakovlevsky të Rusisë.

Bomba shkatërroi kulmin dhe përfundoi në zyrën e katit të tretë të këtij objekti shkollor.

Nuk janë kryer evakuime nga shkolla në Bykovskaya, kurse policia dhe mbrojtja territoriale ka dërguar në terren ekipet e saj.

Lexo më shumë  CNN: CIA po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran

Gjithmonë sipas Astra, një bombë tjetër e tipit FAB-250 ka rënë në territorin rus gjatë 15 nëntorit, vetëm një kilometër e gjysmë larg fshatit Bely Kolodez në qarkun Shebekinsky.

Që nga fillimi i vitit, forcat e Kremlinit kanë hedhur të paktën 150 bomba në territorin e saj apo në zonat ukrainase që kontrollohen nga rusët.

Shumica prej tyre nuk kanë shpërthyer, por se me ekipet e deminimit janë hedhur në erë përmes shpërthimeve të kontrolluara.

Lexo më shumë  Shtetet e Gjirit gati për sulm ushtarak ndaj Iranit: Çdo vijë e kuqe është kaluar
YouTube player