Bota

Rusët e kapur robë në luftë paralajmërojnë Putinin: Do të ngrihemi kundër teje

“Dua t’i them komandantit tonë suprem që të ndalojë aktet terroriste në Ukrainë, sepse kur të kthehemi do të ngrihemi kundër tij. Krimet që janë kryer; ne të gjithë do të gjykohemi për to”, janë zërat e disa prej ushtarëve rusë të kapur rob në luftën në Ukrainë, raporton CNN.

Dhjetëra prej tyre janë paraqitur në konferenca për media të mbajtura nga autoritetet ukrainase, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar se afro 600 janë kapur rob.

Paraqitjet e tyre mund të jenë të dyshimta sipas Konventës së Gjenevës, që ndalon shteet që të shkaktojnë poshtërim të panevojshëm për robërit e luftës. Dhe është e mundur që ata janë ndjerë nën presion.

Por, tre pilotët e kapur të Forcave Ajrore ruse që folën për CNN nuk lanë të kuptohet es po flisnin nën presion dhe fjalët e tyre tingëllojnë ngjashëm me ato të robërve tjerë rusë të luftës – se kjo nuk është një luftë që ata duan ta bëjnë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Në intervistë për CNN tre rusët e kapur zbulojnë se kanë shqetësim të thellë për misionin e tyre dhe për vuajtjet e civilëve ukrainas, ndërsa kanë edhe fjalë të rënda për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Të burgosurit kanë thënë se trajtimi nga pala ukrainase ka qenë i mirë.

Njëri nga pilotët, Maximi, ka treguar se ka marrë urdhrin sekret për luftë një ditë para se Putini të njoftonte për operacionin ushtarak në Ukrainë.

Ata dyshojnë se Putin i ka sajuar ato se operacioni ka të bëjë me luftimin e neo-Nazistëve në Ukrainë.

“Mendoj se është e shpikur, është diçka që bota nuk mund ta kuptojë. Por, Putinit dhe rrethit të tij i duhet kjo për të arritur objektivat e tyre. Një hap i tillë ishte i nevojshëm për ta që të shpërndajnë dezinformata për fashizëm e nazizëm. Nuk pamë asnjë nazist apo fashit. Rusët e ukrainasit mund të komunikojnë në gjuhë të njëjtë, kështu që shohim gjë të mirë te ta. Është jokorrekte. Qeveria jonë na tha se duhet të çlirojmë popullatën civile. Dua t’u them ushtarëve rusë: dorëzoni armët dhe largoni nga bazat tuaja, mos ejani këtu. Të gjithë këtu duan paq”, tha Maxim.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

E piloti tjetër, Vladimir, ka shkuar një hap më larg: “Dua t’i them komandantit suprem tonë që të ndalojë këto akte terrori në Ukrainë, pasi kur kthehemi do të ngrihemi kundër tij”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *