“Rusët bllokuan përpjekjet e Kryqit të Kuq për të shpëtuar civilët”
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshechuk, ka akuzuar forcat ruse për bllokimin e përpjekjeve të Kryqit të Kuq për të kryer evakuimet në Mariupol.
Ajo bëri me dije se autobusët e destinuar për shpëtimin e civilëve nuk ishin në gjendje të arrinin në qytetin e rrethuar në qytetin jugor të Ukrainës.
Nga ana tjetër Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ekipet e tij janë përpjekur të ndërhyjnë, por pa pasur sukses. Dhjetëra mijëra njerëz janë ende të bllokuar dhe me ushqim ta pakët ,pas disa javësh të bombardimeve ruse.
Rruga Press