Bota

Rusa dhe Kina kundërshtojnë rezolutën e SHBA-së për armëpushim në Gaza

Rusia dhe Kina kanë vërë veto ndaj një rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit, e cila e lidhte armëpushimin e menjëhershëm në Gazë me lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.

Ishte kjo hera e parë kur Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në rajon, ndërsa kishte bllokuar thirrjet e mëhershme për diçka të tillë.

Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, Vasily Nebenzya e kishte bërë të qartë qysh para votimit se janë kundër një rezolute të tillë. Ai i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po flasin për armëpushim në kohën kur Gaza tashmë është zhdukur nga faqja e dheut.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar Nir Barkat, ministri i izraelit i Ekonomisë, i vili ka thënë se Izraeli mund ta ndërpret luftën shumë shpejt nëse Hamasi e ngre flamurin e bardhë dhe dorëzohet pa kushte.

E kryeministri I Izraelit, Benjamin Netanjahu ka bërë të ditur se vendi po planifikon ofensivën tokësore në Rafah, me apo pa përkrahjen e SHBA-së. Netanjahu tha kështu pas takimit me sekretarin amerikan Antoni Blinken, i cili ndodhet për vizitë në Izrael.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Hyrja në Rafaj është mënyra e vetme për ta mundur Hamasin, ka thënë Netanjahu.

E presidenti francez Emanuel Macron, nga Brukseli, pas përfundimit të Samitit të Liderëve të BE-së dhe pas dështimit të miratimit të Këshillit të Sigurimit, ka thënë se do të punojë për një rezolutë të re që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Rruga Press

YouTube player