Bota

Rumunët nuk dalin nga shtëpitë: Arinjtë kanë “pushtuar” qytetet

RUMANI– Banorët e qytezave malore në Rumani nuk dalin nga banesat e tyre pasi janë të frikësuar nga arinjtë. Ata shprehen për ‘Metro.co.uk’ se arinjtë e zbritur në qendrat e banuara po ua bëjnë jetën më të vështirë dhe po jetojnë me frikë.

Çdo ditë është e njëjta histori e mallkuar. Arinjtë janë kudo. Nganjëherë duhet të thërrasim policinë që të vijë t’i largojë në mëngjes kur duhet të dalim nga shtëpia dhe fëmijët duhet të shkojnë në shkollë.’– thotë një banore e zonës.

Lexo më shumë  Kaos në Gjeorgji, presidentja u bashkohet protestuesve duke bërë thirrje për zgjedhje të reja

Një nënë e tre fëmijëve në Transilvani ka treguar se ariu erdhi për të kërkuar ushqim në kopshtin e saj dhe përmbysi tavolinën ku po luanin me letra ajo me bashkëshortin.

Një nga arsyet për rritjen e prezencës së tyre është masa e ndalimit të gjuetisë e vendosur në 2016 e cila sipas banorëve bëri që arinjtë “të humbasin frikën e tyre nga njerëzit”. Shifrat tregojnë se sulmet e arinjve jaën trefishuar mes viteve 2017 e 2019 me më shumë se 100 njerëz të plagosur.

Lexo më shumë  Kaos në Gjeorgji, presidentja u bashkohet protestuesve duke bërë thirrje për zgjedhje të reja

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *