Lajme

Ruga e Rinasit me një sens lëvizjeje. Banori:Kur të blej bukë, duhet t’i bie nga Fushë Kruja, të dal në Tiranë që të vij në shtëpi!

Absurdi i vendimit të ARRSH për ta bërë vetëm me një sens lëvizjeje, rrugën e Rinasit, aksin e vetëm të qarkullimit për qindra banorë të fshatrave të zonës, e ka shpjeguar fare qartë një banor i revoltuar sot:

“Nuk ka absolutisht asnjë rrugë alternative, as për në parcelë: Kur të dal nga shtëpia të marr një bukë, duhet t’i bie nga Fushë Kruja, të dal në Tiranë që të vij në shtëpi!! – tha ai, – Ose nga Vora, në Kashar që të vij në shtëpi”.

Lexo më shumë  Opozita takon reporterin për Shqipërinë në PE: Mazhoranca në Kuvend po minon SPAK-un, mbrojnë edhe të korruptuarën Belinda Balluku

Pikërisht për këtë arsye kanë dalë sot këta banorë në rrugën e Rinasit, pa u konfliktuar me forcat e shumta policore që ishin dërguar për t’i ndalur, por duke e shpjeguar problemin e tyre me realizëm për ARRSH dhe Ministrinë e Infrastrukturës që mori vendimin.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare shpallen së shpejti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *