Sport

Rubin Kazani pranon ofertë për Dakun nga Seria A

Sulmuesi Mirlind Daku mund të largohet nga kampionati i Rusisë.

Mediat ruse të martën kanë njoftuar se klubi i Dakut, Rubin Kazani, ka pranuar ofertë  për sulmuesin nga Cagliari i Serie A.

“matchtv.ru” ka shkruar se Rubin Kazani ende nuk është përgjigjur në ofertën e klubit italian. Daku në edicionin e kaluar i kishte dhjetë gola e katër asistime në 33 paraqitje në kampionatin rus.

Ai ka kontratë me Rubin Kazanin deri në vitin 2026.

YouTube player