KryesoreLajme

Rrustemi: Zgjedhja e Presidentit duhet të vazhdojë brenda afatit kushtetues

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Adnan Rrustemi, ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke sqaruar se deklarimet e bëra më herët për zgjedhjen e Presidentit deri më 5 mars kanë shprehur vetëm përkushtimin për ta përmbyllur këtë proces sa më shpejt.

Sipas Rrustemit, do të ishte e dëshirueshme dhe një pritje legjitime që Presidenti të zgjidhej deri në këtë datë, por ai theksoi se kjo nuk nënkupton se Kuvendi duhet të ndërpresë përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh nga nisja e procedurës.

Lexo më shumë  Gjermania tejkaloi Kinën, bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

Ai gjithashtu theksoi se kjo situatë nuk duhet të interpretohet si arsye për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tij, institucionet duhet të vazhdojnë procesin në përputhje me afatet dhe rregullat kushtetuese për të siguruar zgjedhjen e Presidentit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Organizata të shoqërisë civile kundër votimit të PS për Ballukun