Rrustemi risjell në vëmendje dezinformimin e Adritik Kelmendit e Klan Kosovës
Kosova ndodhet në ditët e fundit para zgjedhjeve të përgjithshme që janë jetike për ecurinë qenësore të republikës. E sa më të rëndësishme ‘betejat’ e republikës, aq më të egër bëhen dhe armiqt e saj, ku ndër to Klani i Serbisë e shërbëtorët e tij.
Gjatë kësaj fushate Klani i Serbisë ka publikuar pafund dezinformata duke manipuluar e shtrembëruar me qëllim keqdashjen ndaj Qeverisë së Kosovës.
Mund të gjenden e të listohen pafund tituj e lajme, por sot zgjodhëm të ju sjellim çfarë deputeti i LV-së, Adnan Rrustemi na solli në vëmendje. Bëhet fjalë për datën 4 shtator 2020, kur Advulla Hoti shkonte në dhomën ovale nën presionin e Richard Grenell për të nënshkruar një marrëveshje me Vuçiqin në patronazhin e Trumpit. Ju ftojmë të lexoni çfarë shkruan Rrustemi:

Këto janë dy lajme që kanë dalë në të njëjtën ditë, nga e njëjta ngjarje. Njëri nga atëherë Drejtori i Klan Kosova, Pec Srbija, që paralajmëronte 13 miliardë investime dhe tjetri nga atëherë Kryeministri Hoti që transmetonte zotimin e Presidentit Trump për 1 miliard euro investime. Dallimi është 12 miliardë euro. Pra, 12,000,000,000 euro.
Në rregull është kur gazetarët raportojnë. Problem është kur shtrembërojnë, propagandojnë, hiperbolizojnë e frikësojnë qytetarët.
Rruga Press

