KryesoreLajme

Rrustemi për idenë e Haradinajt: Mund ta bëjnë edhe Rakiqin kryeministër për 1 vit, vetëm për ta penguar Kurtin

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, duke folur për idenë e kryetarit të AAK-së që postin e kryeministrit ta ndajnë me rotacion me dy partitë e tjera PDK e LDK, ka thënë se me këtë ata synojnë që në vitin e fundit të mandatit të bëjnë kryeministër edhe Goran Rakiqin, ish-kryetar i Listës Serbe.

Kjo pasi sipas tij, sepse të triat bashkë nuk mund ta formojnë qeverinë pa Listën Serbe dhe se mandati ka katër vite.

Lexo më shumë  Porti i Durrësit "dorëzohet" te arabët. Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD

Ndërkaq, ai tha se partitë opozitare janë të gatshme që të bashkëpunojnë me Listën Serbe vetëm për ta penguar, dëmtuar dhe pamundësuar Albin Kurtin.

“Jo që nuk ka qenë e ditur në kuptim e lexuar dhe e nuhatur nga opinioni publik, por që e tha edhe publikisht. Një vitë unë kryeministër, një LDK, një PDK por që mandati i ka katër vjet d.m.th. edhe një vit i mbet Listës Serbe. I mbetet, pasi këta nuk mund të krijojnë qeveri as edhe në situatën kur LVV-ja le të themi nuk i fiton eventualisht mbi 61 deputetë pa Listën Serbe. Këta janë të gatshëm ta bëjnë edhe Rakiqin kryeministër një vit vetëm për ta pamundësuar, dëmtuar dhe penguar Albin Kurtin” , ka deklaruar ai në Tëvë1.

Lexo më shumë  AfD-ja mbyll fushatën në saksoni, me miqtë e Putinit, mes tyre ministrja serbe e ekstremit të djathtë

Rrustemi tha se Lista Serbe prej vitit 2021 nuk e ka asnjë ndikim në asnjë vendim.

YouTube player