KryesoreLajme

Rrustemi: Opozita minimizoi sulmin terrorist për përfitime politike

Deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi fjalimin e tij në këtë debat parlamentar e nisi me sulmin terrorist që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

Ai derisa ka falënderuar ata që dënuan fuqishëm këtë akt, kritikoi opozitarët që tha se zgjodhën të minimizojnë këtë akt për të cilin tha se do të mbahet përgjegjësie Serbia.

Lexo më shumë  Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ekonomike

“Ne si shumicë parlamentare dhe përfaqësues të qytetarëve e dënojmë me forcën më të madhe këtë akt që mbanë gjurmët e një dore të jashtme, të një regjimi që kurrë nuk e ka pranuar ekzistencën tonë dhe që vazhdimisht punon për destabilizimin e Republikës dhe rajonit. Serbia do të mbahet përgjegjëse për këtë sulm. Gjersa falënderoj përfaqësuesit ndërkombëtar për reagimin e fuqishëm dhe solidaritetin dhe Policinë e Kosovës për veprimet e ndërmarra është për keqardhje që në vend të solidaritetit kombëtar disa zëra opozitar kanë zgjedhur të minimizojnë këtë akt e të manipulojnë opinionin publik duke tentuar të përfitojnë politikisht nga një situatë tragjike që Serbia orkestron kundër nesh”, tha ai.

Lexo më shumë  Gërvalla: Serbia po i kopjon strategjitë e Rusisë

Rruga Press

YouTube player