KryesoreLajme

Rrustemi: Nuk i kemi të garantuara votat as për Glauk Konjufca, e lëre më për Vjosa Osmani

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar në lidhje me debatin politik për zgjedhjen e institucioneve dhe çështjen e votave në Kuvend.

Në një deklarim publik, Rrustemi tha se ka pasur mospërputhje në deklarimet e deputetes Learta Hollaj lidhur me nënshkrimet për mbështetje. Sipas tij, ajo fillimisht kishte deklaruar se nuk i janë ofruar nënshkrimet, ndërsa më pas ka thënë se nënshkrimet janë ofruar, por jo për rizgjedhjen.

Lexo më shumë  “Është çështje orësh” - Kurti flet për çështjen e presidentit para mbledhjes së LVV-së në Kuvend

“Learta njëherë tha se nuk ia kanë ofruar nënshkrimet, ndërsa tani po thotë se nënshkrimet po, por jo rizgjedhjen. Pra për nënshkrime nuk tregoi drejtë”, ka shkruar Rrustemi.

Ai theksoi gjithashtu se aktualisht nuk janë të garantuara votat as për rizgjedhjen e Glauk Konjufca, e aq më pak për një mandat të ri të presidentes Vjosa Osmani.

Lexo më shumë  Ambasadori i BE-së në Shqipëri, e pranon se më 11-Maj 2025 u përdor shteti nga partia në pushtet për zgjedhjet

Deklarata e tij vjen në një moment kur në skenën politike në Kosovë po zhvillohen diskutime intensive për shumicat parlamentare dhe për proceset e ardhshme institucionale.

Rruga Press

YouTube player