KryesoreLajme

Rrustemi: Në 2013, partitë hoqën stemën dhe emrin “Republika e Kosovës” nga fletëvotimet për t’ia bërë qejfin Serbisë dhe Listës Serbe

Anëtari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-es, Adnan Rrustemi, ka kujtuar vendimin e vitit 2013, kur ishte anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për heqjen e stemës së Kosovës dhe mbishkrimit “Republika e Kosovës” nga fletëvotimet dhe materialet zgjedhore.

Rrustemi tha se kjo u bë si pjesë e kushteve të vendosura nga Serbia dhe Lista Serbe, në kuadër të dialogut politik të asaj kohe.

Lexo më shumë  Fshati Tapi në Kuçovë zhytet në baltë dhe ujë prej 25 vitesh, Bashkia: Nuk ka fonde për rrugën

“Sot janë të njëjtat parti që po e mbrojnë Listën Serbe, ndërsa atëherë e patën arsyetuar dhe votuar heqjen e stemës dhe emrit ‘Republika e Kosovës’”, shkroi ai.

Ai theksoi se në atë kohë vetëm dy anëtarë të KQZ-së kishin kundërshtuar vendimin, ndërsa të tjerët kishin qenë bashkë, njësoj si sot.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Dyshimet/ Epstein punonte për KGB dhe Mossad: VIP-at futeshin në kurth me vajza ruse