Lajme

Rrustemi: Edi Rama po sillet ndaj Kosovës si ndërkombëtar

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Adnan Rrustemi ka thënë se Shqipëria duhet ta mbështesë Kosovën në raport me Serbinë. Ai ka folur pas vendimit të qeverisë shqiptare për ta anuluar takimin e përbashkët të dy qeverive që planifikohej të mbahej nesër.

Rrustemi, duke folur në DPT te Fidani, ka thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk duhet ta luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe të jetë neutrale mes zhvillimeve të Kosovës dhe Serbisë.“Qeveria e Shqipërisë nuk e ka rolin që ta luajë ndërmjetësuesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk mund ta luajë rolin e neutralit. Këtu kërkohet ndihma e Shqipërisë, sidomos e Shqipërisë”, ka tënë ai.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Rrustemi ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama po sillet ndaj Kosovës si ndërkombëtar.

“Edi Rama e ka sjelljen si ndërkombëtar, si fasilitues. Shqipëria e ka për detyrë historike me qenë në krah të Kosovës, në ditë të vështira dhe të mira, për t’i vënë në dispozicion resurset që i ka”, ka theksuar tutje ai.

“Shteti shqiptar dhe kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në mbështetje të paekuivok të Kosovës. Shqipëria është shteti amë dhe duhet ta mbështesë Kosovën, nuk mund të jetë arbitër”, ka shtuar Rrustemi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *