KryesoreLajme

‘Rrugë e pashtruar për disa vite’, Banorët e Fierit: Balluku na e premtoi në fushatë, por nuk erdhi më

Vetëm 300 metra rrugë në lagjen “Via e Ngjalës”, në hyrje të qytetit të Fierit kur vjen nga Mbrostari, vazhdojnë të mbeten të pashtruara, pavarësisht ankesave të vazhdueshme të banorëve ndër vite.

Sipas banorëve, të paktën 30 familje kanë ngritur vazhdimisht zërin pranë Bashkisë së Fierit, por kërkesat e tyre nuk janë marrë asnjëherë në konsideratë.

Ata shprehen se rruga është problematike si gjatë verës, për shkak të pluhurit, ashtu edhe në dimër, ku balta dhe uji e bëjnë pothuajse të pakalueshme.

Lexo më shumë  ‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

“Çdo herë që ka zgjedhje, rruga na premtohet. Sa kalojnë zgjedhjet, gjithçka harrohet,” – shprehen banorët, të zhgënjyer nga mungesa e investimeve minimale.

Sipas tyre, edhe gjatë fushatës së fundit zgjedhore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u ka premtuar shtrimin e rrugës, por pas përfundimit të zgjedhjeve, situata mbeti e njëjtë.

Banorët shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se mungesa e investimit lidhet me faktin se lagjja njihet si “lagje e demokratëve”, pasi shumica e banorëve votojnë Partinë Demokratike.

Lexo më shumë  “Bisedë përmes hekurash” e Kadaresë dhe Ukshin Hotit botohet në frëngjisht

Ata e konsiderojnë këtë si një formë diskriminimi politik, që po i lë jashtë vëmendjes institucionale.

Ndërkohë, 300 metra rrugë të pashtruara vazhdojnë të jenë një pengesë e përditshme për banorët e “Via e Ngjalës, në një zonë që ndodhet në hyrje të një qyteti të madh si Fieri.

Rruga Press

YouTube player