Lajme

Rruga Shtyllë-Panarit e bllokuar nga bora, banorët kërkojnë hapjen e rrugës për tu furnizuar me rezerva ushqimore

Dëbora vijon të krijojë probleme në lëvizjen e mjeteve sidomos në aksin Shtyllë- Panarit. Një banor ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi se 3 mjete xhipa ishin bllokuar pasditen e djeshme në zonën e quajtur “Mashkullorë” pasi në këtë aks pasi trashësia e dëborës ishte shumë e lartë.

Në mjetet e bllokuara kanë qenë 15 veta nga fshati Panarit, mes tyre 2 fëmijë, 2 të moshuar, 1 grua dhe pjesa tjetër të rinj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Njëri prej të rinjve në mesazhin që dërgon thotë se kanë punuar në të ftohtë për të bërë lëvizjen e mjeteve por nuk ja kanë dalë dot pasi temperaturat ishin shumë të ulta dhe kanë rrezikuar edhe të ngrijnë atje.

Pasi kanë njoftuar fadromën e autoriteteve të zonës ajo ka ndërhyrë por nuk e ka hapur të gjithë rrugën për lëvizjen e mjeteve pasi kishte rënë nata.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Pas kësaj 15 personat mes tyre fëmijë e pleq ka zbritur në këmbë drejt fshatit duke ecur të paktën 2 orë në këmbë mes dëborës. Banorët apelojnë që sot autoritetet të vijonë hapjen e rrugës pasi ka prej atyre që duhet të bëjnë blerje ilaçesh por edhe rezerva ushqimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *